Avokati i Popullit i Kosovës z. Naim Qelaj ka mbajtur ligjëratë në Universitetin "Ukshin Hoti" Prizren
Z.Qelaj mbajti një ligjëratë fillimisht duke prezantuar mandatin dhe kompetencat e tij, si dhe për punën dhe aktivitetet për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Avokati i Popullit foli edhe për raportet me rekomandime, që nxjerr në lidhje me ankesat e qytetarëve, e që i drejtohen autoriteteve përgjegjëse publike që të ndërmarrin për përmirësimin e shkeljes së pretenduar të të drejtave të njeriut.
- Qelaj shpjegoi mënyrën e pranimit të ankesave dhe se si trajtohen nga Institucioni i Avokatit të Popullit, me shtatë zyra tjera në regjione të vendit.
Diskutimi vazhdoi me pyetjet nga studentët të cilët u interesuan për gjendjen e të drejtave në vend, cilat janë ankesat e qytetarëve dhe sa po zbatohen rekomandimet nga institucionet publike.
Studentët dëgjuan po ashtu për rastet e diskriminimit, barazisë gjinore dhe qasjes së fëmijëve në arsim.
Avokati i Popullit foli edhe për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me zvarritjet e procedurave gjyqësore, si ankesat më të shumta që pranon IAP-ja.
Qelaj takoi edhe Rektorin Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj me bashkëpunëtorët e tij: prorektorët Prof. ass. dr. Zirije Hasani, Prof. ass. dr. Adelinë Rakaj, Prof. asoc. dr. Arsim Susuri dhe Sekretari i Përgjithshëm, Msc. Nexhemedin Krasniqi.
Ndërkaq nga një fjalë rasti përshëndetëse e mbajtën edhe prorektorja Rakaj dhe zv.Dekani i Juridikut Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari.