Denis Mallta
– Organizon punën në Bibliotekën e Universitetit;
– Organizon dhe udhëheq bazën e të dhënave mbi punën shkencore hulumtuese të mësimdhënësve të Universitetit;
– Hulumton bazën e të dhënave shkencore teknologjike;
– Kryen edhe punën e zyrtarit të bibliotekës në rast se në Universitet nuk do të ketë zyrtar të bibliotekës;
– Kryen të gjitha punët e regjistrimit të librave, broshurave dhe revistave në bibliotekë;
– Rregullon bibliotekën sipas nomenklaturës, e cila aplikohet;
– I jep librat për shfrytëzim studentëve, mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve;
– Sipas nevojës bën edhe kujdestari në sallat e leximit, të cilat i shfrytëzojnë studentët;
– Kryen edhe punë të tjera të ngjashme dhe sipas urdhrave të Rektorit, Prorektorëve, Dekanëve
– të fakulteteve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit.