image_pdfimage_print
You are here:

Driton Krasniqi

Drejtor i Zyrës për Çështje Akademike Kërkime Shkencore dhe Përsosshmëri
  • Organizon dhe kordinon punën në zyrën për çështje akademike, udhëheq me stafin vartës si epror operativ dhe administrativ.
  • Mbanë evidencë dhe së bashku me prorektorin përkatës dhe/ose autoritetet tjera të Universitetit mbikëqyrë realizueshmerinë e plan-programeve mësimore (lëndëve përkatëse sipas syllabuseve dhe raporteve të vetëvlerësimit). Nxjerr raporte zyrtare për nevoja të Universitetit.
  • Kujdeset për unifikimin dhe publikimin e raporteve të komisioneve recenzuese për zgjedhjen e personelit akademik në buletine si dhe kujdeset për afatet e konkurseve për personel akademik.
  • Përpilon pasqyrat e llogaritjes së orëve mbi normë dhe honorar në bazë të propozimeve të fakulteteve për angazhimet e personelit akademik dhe gjithashtu përgatit listat përfundimtare për kontratat mbinormë dhe honorare të personelit akademik për çdo semestër. Përgatit pasqyra të personelit akademik në marrëdhënie të rregullt pune dhe atyre të angazhuar për çdo semester dhe vit akademik për të gjitha njësitë akademike.
  • Në bashkëpunim me NJMBNJ përcjell proceset e konkurseve për staf akdemik të universitetit dhe zhvillimin në karrierë si dhe komunikon me MASHT-in, AKA-në dhe institucionet tjera relevante. Mbanë evidencë dhe përgatit pasqyrat e personelit akademik lidhur me skadimin e vendimeve për thirrje, kontratave dhe moshën për pensionim.
  • Sistemon dhe mirëmbanë dokumentacionin e personelit akademik për nevojat e zyrës, përditëson ato dhe përcjell zhvillimin në karrierë të personelit akademik.
  • Kryen detyrën e sekretarisë në komisionin e studimeve në nivel të Senatit dhe shërben si zyre këshilldhënëse për komisionet e studimeve të njësive akdemike. Merr pjesë në Senat siaps kërkesës së Rektorit dhe/ose Sekretarit të Përgjithshëm lidhur me çështjet profesionale të zyrës për çështje akademike.
  • Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së menaxhmentit.