Filloi punimet punëtoria dy-ditore rreth funksionalizimit të Qendrës për Kërkime, Inovacion dhe Transferin e Dijes (QKIDT)
Në kudër të përpjekjeve të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, për funksionalizmin e Qendrës për Kërkime, Inovacion dhe Transferin e Dijes(QKIDT), të hënën ka filluar punimet punëtoria dy-ditore, ku është paraqitur raporti mbi të gjeturat dhe rekomandimet e bëra nga Prof. Asoc. Dr. Petra Karanikić, eksperte e angazhuar me mbështetje nga GIZ-i gjerman.
Raporti i paraqitur nga ekspertja kroate, e cila udhëheq një qendër të ngjashme në Universitetin e Rjekës, ndër të tjera përmban edhe rekomandime duke u bazuar në model të ndryshme se si mund të funksionojë QKIDT në kuadër të Universitetit të Prizrenit.
Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani e falënderoi GIZ-in gjerman për mbështetjen në këtë kuadër dhe eksperten kroate për punën e bërë në përpilimin raportit me përkatës.
Prof Karanikić theksoi se gjatë përpilimit të këtij raporti ka analizuar legjislacionin primar dhe sekondar dhe ka konsultuar të gjitha palët e interesit me gjëllim që të jetë një raport i vlefshëm mbi të ardhmen e QKIDT-së.
Visar Haxhifazliu këshilltar për digjitalizim në ITP-Prizren, u shpreh i kënaqur që kanë pasur mundësi të mbështesin funksionalizmin e QKIDT-së, e cili është e lokalizuar me zyrë në hapësirat e ITP-Prizren, dhe mesi presin për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen me këtë qendër dhe universitetin në përgjithësi.