image_pdfimage_print
You are here:
  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe institucionit dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave;
  • Analizon dhe përgatit politikat dhe procedurat lidhur me pagat, shtesat në pagë dhe kompensimet tjera dhe vlerëson zbatimin e tyre si dhe jep rekomandime për përmirësimin e tyre;
  • Bashkërendon punën me zyrat përkatëse (zyrën për buxhet dhe financa dhe zyrën ligjore) dhe merr pjesë në hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore lidhur me pagat, shtesat në pagë dhe kompensimet tjera;
  • Shqyrton dhe vlerëson propozimet e dërguara nga njësitë akademike dhe organizative të cilat kanë implikime financiare nga kategoria e pagave dhe meditjeve;
  • Siguron këshilla të paanshme prej eksperti, përgatit komente dhe rekomandime për çështjet e politikave të pagave, shtesat në pagë dhe kompensimet tjera;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të divizionit;
  • Planifikon buxhetin e pagave në nivel të Universitetit dhe mdihmon ZKF-në dhe NJMBNJ në planifikimin e buxhetit dhe personelit, analizon dhe harton raporte sipas veprimtarisë në fushën e pagave, shtesat në pagë dhe kompensimet tjera. Nënshkruan gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ka të bëjë me kategorinë e pagave;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;