image_pdfimage_print
You are here:

Gjylnaz Caka

Asistente administrativ e Sekretarit të përgjithshëm
  • Ofron mbështetje administrative dhe teknike përfshirë komunikimin në emër të Sekretarit të Përgjithshëm, asistencën teknike në skanimin dhe kopjimin e dokumenteve si dhe pritjen e palëve;
  • Përgatit dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet agjendat dhe email-et sipas kërkesës dhe rekomandimeve të eprorit;
  • Pranon dhe shpërndan korrespondencën e cila i drejtohet zyrës së Sekretarit të përgjithshëm si dhe kujdeset për mirëmbajtjen e saj;
  • Ruan dhe mirëmban kopjet elektronike dhe fizike të dokumenteve të ndryshme, dosjeve dhe të dhënave tjera me qëllim të dokumentimit të aktiviteteve të zyrës;
  • Mban kontakte në emër të eprorit me punonjësit e institucionit, zyrtarët e lartë, dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose këmbim të informatave;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të eprorit si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Kujdeset për sigurimin e materialit shpenzues dhe materialit tjetër për zyrën së Sekretarit të përgjithshëm dhe plotësimin e raporteve të shpenzimeve si dhe të jetë e furnizuar me materiale dhe pajisje të nevojshme;
  •  Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret edhe jashtë detyrave të punës të parapara me kontratë, sipas kërkesës së eprorit.