image_pdfimage_print
You are here:
  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre;
  • Regjistron të hyrat e Universitetit në modulin e të hyrave dhe klasifikon ato;
  • Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave e të hyrave, duke siguruar që të gjithë të dhënat që futen janë të sakta, të plota, dhe sipas afateve të caktuar;
  • Përgatit dhe dorëzon deklarata financiare (duke përfshirë raporte standarde për të hyrat vjetore) dhe siguron që të dhënat e përfshira janë të sakta dhe të plota;
  • Monitoron dhe menaxhon të gjitha të hyrat e pranuara duke siguruar që llogaritë janë dorëzuar me saktësi dhe brenda afateve kohore;
  • Siguron që raportet për të hyrave vjetore të hartohen dhe lëshohen në mënyrë të rregullt, sipas standardeve dhe në përputhje me kërkesat e bëra;
  • Barazon të hyrat e Universitetit me thesarin dhe bankat në baza mujore dhe sipas periodave të raportimit;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.