Abdullah Etemi Ma.sc.
Zyrtar Ligjor në (Këshill Drejtues)
- Bashkërendon punën në zyrën e Këshillit Drejtues, përgatit materialet e nevojshme si dhe bën përgatitjet teknike për takim;
- Regjistron takimet në audio incizim si dhe mban procesverbal në takimet e Këshillit Drejtues;
- Harton procesverbalet e mbledhjeve, vendimet si dhe të gjitha shkresat tjera të Këshillit Drejtues;
- Procedon aktet e nxjerra nga Këshilli Drejtues për nënshkrim, evidentim/protokoll dhe publikim në ueb;
- Organizon dhe mirëmban materialet e Këshillit Drejtues sipas standardeve arkivore për ruajtjen e materialeve;
- Ofron mbështetje profesionale dhe ligjore në mbledhjet kolegjiale të KD-së si dhe ushtron detyrën e sekretarisë duke marrë pjesë në të mbledhjet e të gjitha komisioneve të formuara nga Këshilli Drejtues;
- Fton mbledhjet e Këshillit Drejtues në përputhje me dispozitat e rregullores për punën e KD-së, përkatësisht kryen punës e sekretarisë së Këshillit Drejtues;
- Kryen edhe punë tjera të ngjashme sipas kërkesës së Kryesuesit të KD-së, si dhe mund të angazhohet edhe në punë tjera nga Sekretari i Përgjithshëm ose eprori i drejtëpërdrejtë sipas nevojës brenda normës së rregullt të punës;