Në UPZ mbahet takimi i parë i Bordit të Shkollës kombëtare për hulumtime në TIK
Sot Rektori Universitetit Prof.Asoc.Dr. Mentor Alishani priti në takim Bordin e Shkollës kombëtare për hulumtime në TIK Prof.Dr. Arianit Kurti nga Linnaeus University Suedi, Prof.Dr. Anita Mirijamdoter nga Linnaeus University Suedi, Prof. Dr. Sefer Avdiaj Prorektor për Kërkime shkencore, Projekte shkencore, Inovacion dhe Informacion në UP, Prof.Dr. Edmond Hajrizi nga UBT dhe u.d. Dekanja e FSHK-së Prof.Asoc. Dr. Zirije Hasani, në të cilën shkollë edhe Universiteti jonë është pjesë. Gjithashtu ky bord sot realizoi takimin e parë në Universitetin “Ukshin Hoti”, ku në takim mori pjesë edhe Rektori Prof.Asoc.Dr. Mentor Alishani. Pjesë e bordit të kësaj shkolle janë Universitetet ndërkombëtare dhe lokale që kanë qenë koordinator dhe partner në këtë projekt Linnaeus University, UPZ, UP dhe UBT. Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren përfaqësohet nga Prof.Asoc.Dr. Zirije Hasani në këtë bord.
Në takim u diskutuan çështje të ndryshme lidhur me zhvillimin e shkollës, Plani i Qëndrueshmërisë për Shkollën Kombëtare të Kërkimit në TIK dhe planifikimin për aplikimin në projektin e radhës në kuadër të shkollës.
Shkollës Kombëtare për hulumtime në TIK (https://nrsi-ks.eu/) u themelua si rezultat i projektit tre vjeçar PhDICTKES Erasmus+ ku Universiteti jonë konkretisht Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka qenë partner.
Qëllimi i Shkollës Kombëtare të Kërkimit të Kosovës në TIK është të veprojë si ombrellë për programet e doktoratës për TIK në Republikën e Kosovës. Do të organizojë trajnime, punëtori, webinare dhe aktivitete të tjera të përbashkëta, me qëllim të avancimit të TIK-ut në Kosovë.