image_pdfimage_print
You are here:

Nora Rada

Udhëheqës i Sektorit për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësim
  1. Promovon sigurimin e cilesise ne Universitet. Planifikon dhe zhvillon strategjinë e punës në procesin për sigurim të cilësisë dhe vlerësimit në Universitet në bashkëpunim me aktorët e tjerë relevantë.
  2. Harton planin e veprimit/ kalendarin aktiviteteve për sigurim të cilësisë dhe vlerësimin dhe koordinon punët me zyrën për akreditim.
  3. Përcjell dhe siguron që kërkesat dhe proceset e sigurimit të cilësisë janë në përputhje me standardet evropiane të sigurimit të cilësisë, standardet kombëtare (AKA) dhe proceset mirëmbahen dhe plotësojnë kërkesat e sigurimit të cilësisë.
  4. Organizon, administron dhe kontrollon mbarëvajtjen e procesit te vlërsimit ne universitet. Përgatit feed- back-un e përmbushjes së rekomandimeve për universitetin, nga procesi i vlerësimit, të shkruar në formë të planit të përmirësimit dhe të njëjtin e diskuton dhe rregullon në bashkëpunim me KQSC-së.
  5. Mbledh dhe arkivon dokumentacionin lidhur me procesin e vlerësimit, me qëllim të përpunimit të tyre dhe nxjerrjes së raporteve të vlerësmit.
  6. Mbikëqyr përmbushjen e standardeve të sigurimit të cilësisë në Universitet dhe identifikon problemet eventuale gjatë procesit me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të vazhdueshëm.
  7. Bashkëpunon ngushtë me Komisionin për Sigurimin e Cilësisë në njësi akademike/ koordinatorët dhe udhëheqësit e departamenteve/sektorëve lidhur me përmbushjen e standardeve të sigurimit të cilësisë.
  8. Përgatit raportet e ndryshme të vlerësimit të brendshëm në bashkëpunim me të gjitha Komisionet e Sigurimit të Cilësisë/ koordinatorët në njësit akademike, Komisionin Qendror të Sigurimit të cilësisë dhe Drejtorin si dhe zyret tjera operative.