image_pdfimage_print
You are here:

Qëndresë Morina Pireci

Zyrtar i Teknologjisë së Informacionit
  • Siguron program të aplikueshëm sipas standardeve dhe nevojave për udhëheqjen e lehtë e të efektshme të bazave të dhënave për studentë, personelin akademik dhe jo akademik të Universitetit;
  • Administron rrjetin kompjuterik të Universitetit të Prizrenit;
  • Administron serverët e Universitetit të Prizrenit.
  • Siguron gjithë përfshirje të të gjitha fakulteteve të Universitetit në rrjetin kompjuterik;
  • Bënë zgjerimin e softuerit për regjistrimin e studentëve dhe lidhjen e qendrave në rrjet;
  • Organizon perfeksionimin e punëtorëve të cilët punojnë në qendrën kompjuterike;
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për Qendrën, si dhe ato të cilat i kërkojnë udhëheqësit.
  • Merr pjesë në përgatitjen e projekteve për rrjetet kompjuterike LAN, WAN; WPN, internet dhe intranet;
  • Instalon dhe implementon rrjetet kompjuterike nëpër kabinetet e informatikës brenda Universitetit të Prizrenit dhe kudo tjetër që paraqitet nevoja.;
  • Rregullon rrjedhën e instalimeve administrative të sistemeve operative për rrjetin e UPz-së;
  • Administron me sistemet operative të rrjetit kompjuterik;
  • Merr pjesë në instalimin dhe konfigurimin e : Kompjuterëve, Printerëve, Skanerëve,etj;
  • Ngrit Sisteme Operative nëpër kompjuter dhe instalon programe për Antivirus dhe kompresim të dokumenteve;
  •  Përgjegjës për tërësinë e të dhënave,monitorimin, planifikimin, sigurinë e kompjuterëve dhe problemeve të ndryshme;
  • Ndihmon në mbikëqyrjen e sigurimit fizik dhe të dhënat nëpër kompjuter;
  • Ndihmon punën e planifikimit të rrjetit ekzistues dhe atij që duhet të bëhet sipas normave, duke filluar nga Universiteti dhe në të gjitha fakultetet.
  • Mbikëqyr punën në softuer përkatësisht programin aplikativ për regjistrimin e studentëve dhe bënë bartjen e studentëve të viteve paraprake në këtë program;
  • Kryen edhe punë te tjera më urdhër te Rektorit dhe udhëheqësit të IT planifikuese, udhëzuese dhe kontrolluese;