Rektori Alishani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë z. Olivier Guéro
Temë diskutimi e takimit ishte suksesi i bashkëpunimit të deritashëm në mes Ambasadës së Francës dhe universiteteve franceze dhe mundësisë që bashkëpunimi të vazhdojë në projekte të reja të përbashkëta.
Rektori Alishani e falënderoi ambasadorin francez për mbështetjen e vazhdueshme të që ka bërë shteti i Francës për shtetin e Kosovës dhe për mbështetjen e Ambasadës për ndërlidhjen e universitetit me universitetet franceze. Në këtë kuadër Rektori theksoi bashkëpunimin e frytshëm të projektit dy-vjeçar “Trajnimi Universitar Francë – Kosovë në Verëra dhe Vreshta”, pastaj organizimi i përbashkët i Javës Franceze në vitin e kaluar dhe hapja e Këndit Francez që ndodhi muaj më parë.
Ndërkaq, Rektori Alishani theksoi se ai është i interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin me ambasadën dhe me universitetet franceze, pasi sheh potencial për bashkëpunim. Si mundësi, Rektori përmendi bashkëpunimin për edicionin e sivjetmë të Shkollës Verore, në hartimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të thirrjes së radhës të Horizon Europa, Erasmus+, Jean Monnet, etj..
Në takim ishin edhe Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, Prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Dekanja e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Prof. Asoc. Dr. Albana Planikiqi-Milaimi si dhe profesorët Prof. Asoc. Dr. Ekrem Gjokaj dhe Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi.