

Rektori pret në takim Kolonel Federico Mora për thellimin e bashkëpunimit institucional
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimit të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, Kolonel Federico Mora, Komandant i Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, realizoi një vizitë zyrtare në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, ku u prit nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në rolin e KFOR në garantimin e një ambienti të sigurt dhe stabil në Kosovë, si dhe në mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme.
Kolonel Mora vlerësoi rolin e institucioneve akademike në zhvillimin e shoqërisë dhe theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të NATO dhe KFOR për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në vend.
Nga ana e tij, Rektori shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm të KFOR, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Në takim morën pjesë edhe Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore; Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë; Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, Prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë; si dhe U.D. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli.
Në përmbyllje të vizitës, të dyja palët u dakorduan për avancimin e mëtejmë të komunikimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në funksion të përforcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit institucional.







