You are here:

Hartimi dhe Rishikimi i Programeve të studimit

Programet e studimit në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren janë modeluar në objektivat e kualifikimit. Këto përfshijnë aspekte të lidhura me lëndët dhe ndërdisiplinore si dhe përvetësimin e shkathtësive dhe kompetencave disiplinore, metodologjike dhe gjenerike. Aspektet i referohen sidomos kompetencave akademike ose artistike, aftësisë për të marrë punësim adekuat, duke kontribuar në shoqërinë civile dhe zhvillimin e personalitetit të studentëve.

Programet e studimit janë në përputhje me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe Kornizën për Kualifikimet e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë. Komponentët individualë të programit kombinohen në një mënyrë që të arrijnë më së miri objektivat e specifikuara të kualifikimit dhe ofrojnë forma adekuate të mësimdhënies dhe të mësuarit.

Programet Studimore në Universitet i plotësojnë kriteret evropiane të cilësisë.

Hartimi i Programeve të reja Studimore hartohen në bazë të Planit Strategjik të Universitetit, Rregullores për Sigurimin e Cilësisë si dhe Udhëzuesit për hartimin dhe rishikimin e programit studimor dhe Udhëzuesit për hartimin dhe rishikimin e Sylabusëve.

Hartimi i Raportit të Vetëvlerësimit bëhet duke zbatuar dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë, Statutin e Universitetit, Udhëzimet Administrative të MASHTI-t si dhe Manualin e Akreditimit të Agjencisë për Akreditim.

Hartimi i Programeve të reja Studimore:

Aplikimi për programe të reja studimore bëhet duke zbatuar kriteret e sigurimit të cilësisë të përcaktuara në Rregulloren për Sigurimin e Cilësisë.

Propozimet për programe të reja studimore iniciohen nga Këshillat e njësive akademike (ose akterë tjerë), duke u miratuar përmes Këshillit të fakultetit dhe Senatit. Aplikimi për themelimin e një programi të ri studimor mund të bëhet pas një studimi të mirëfilltë të arsyeshmërisë (studimit të fizibilitetit), dhe në përputhje me objektivat e Planit strategjik të Universitetit dhe Planit strategjik të fakultetit. Arsyeshmëria e hapjes së një programi studimor, argumentohet përmes hartimit të studimit të arsyeshmërisë. Studimi i arsyeshmërisë për programin e ri studimor miratohet fillimisht nga Këshilli i fakultetit, ndërsa përfundimisht miratohet nga Senati i Universitetit dhe Këshilli Drejtues i Universiteti, pas verifikimit të përshtatshmërisë të programit të studimit.

Studimi i arsyeshmërisë së programit të ri studimor duhet të përmbajë:

  • Studimin e kërkesës së tregut të punës;
  • Profilin e programit studimor;
  • Përshtatshmërinë me Planin Strategjik të Universitetit;
  • Përshtatshmëria me strategjinë nacionale të arsimit të lartë;
  • Përshtatshmërinë me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK);
  • Përshtatshmërinë me trendet e arsimit evropian dhe botëror;
  • Bartësit e programeve studimore, sipas kërkesave të parashtruara në manualin e AKA për akreditim (Thirrjen akademike të bartësit, profilin e studimeve të bartësit, numrin r punimeve në fushën përkatëse të bartësit të indeksuara në platformat Web of Science (koleksioni bërthamë SCIE, SSCI dhe AHCI) apo Scopus, duke përjashtuar revistat ose shtëpitë botuese të dyshimta).

Rishikimi i brendshëm dhe i jashtëm për riakreditim i programe ekzistuese studimore

Rishikimi i programe ekzistuese studimore bëhet duke zbatuar kriteret e sigurimit të cilësisë të përcaktuara në këtë rregullore.

Rishikimi i programeve studimore zbatohet së paku një (1) një herë në vit. Gjatë procesit të rishikimit të programit ekzistues së studimit, duhet të merren në shqyrtim:

  • Treguesit Kryesorë të Performancës (TKP);
  • Rezultatet e vlerësimit të programit studimor nga të diplomuarit;
  • Rezultatet e vlerësimit të të diplomuarve nga punëdhënësit;
  • Rezultate e vlerësimit të shkallës së punësimit të të diplomuarve;
  • Konsultimi me Bordin Këshillues Industrial (BKI);
  • Raporti i zbatimit të rekomandimeve të grupit të ekspertëve ndërkombëtar;
  • Vlerësimi i lëndës;
  • Vlerësimi i mësimdhënësit dhe asistentit;
  • Plani strategjik i njësisë akademike;
  • Instrumenteve tjera të cilësisë.

Rezultat i procesit të vlerësimit të programit ekzistues mund të jetë plotësimi/ndryshimi, shkrirja dhe shuarja.

Rishikimi i syllabuseve bëhet në baza semestrale, në bazë të Udhëzuesit për hartim dhe rishikim të syllabuseve.

Raporti i rishikimit të programit studimor propozohet dhe miratohet në Këshillin e fakultetit. Në rast të ndryshimit/plotësimit të programit, të njëjtat duhet të marrin miratimin e Senatit.