Tauland Thaqi
Menaxher i Personelit//NJMBNJ

- Detyrat kryesore:
- Udhëheqë punën e gjithëmbarshme të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe ndihmon mbikëqyrësin (udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit) në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
- Menaxhon me stafin e divizionit si dhe me detyrat e punës sipas kompetencave të NJMBNJ në nivel të Universitetit. Bën ndarjen e detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e personelit për të siguruar shërbime cilësore;
- Siguron zbatimin e politikave, legjislacionit dhe procedurave për shpalljen e konkursit, legjislacionit mbi punësimin si dhe të drejtat dhe detyrat nga kontrata e punës si dhe zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve përmes burimeve njerëzore në Universitet;
- Udhëheq procesin e planifikimit, vlerësimit dhe rekrutimit të personelit si dhe menaxhon dhe mirëmban sistemin e informatave për menaxhimin e burimeve njerëzore (SIMBNJ);
- Siguron identifikimin e nevojave për trajnimin, arsimimin e burimeve njerëzore, vlerësimi i ndikimit të trajnimeve si dhe sigurimi i trajnimeve adekuate;
- Këshillon dhe mbështet udhëheqësit e njësive akademike dhe organizative të institucionit lidhur me përshkrimet adekuate të vendeve të punës, vlerësimin e personelit;
- Mbështet, sipas detyrës zyrtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi Komisionin për ankesa dhe Komisionit disiplinor duke siguruar zbatimin e ligjit mbi marrëdhënien e punës dhe mbrojtjen juridike të të punësuarve në Universitet;
- Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara. Kryen edhe punë të tjera të ngjashme sipas kërkesës ose nevojave të institucionit.




