U. d. Rektori Krrabaj priti në takim përfaqësuesit e Shkollës Kombëtare të Shkencave Agronomike (Bordeaux Sciences Agro) të Francës
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren me bashkëpunëtorët, të martën ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit “Trajnime në nivel universitar Vreshtat dhe Verërat Francë-Kosovë” të financuar nga qeveria franceze nëpërmjet thirrjes “Edukimi i lartë në Ballkanin Perëndimor”, ku Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit i Universitetit “Ukshin Hoti” është partner.
u.d. Rektori Krrabaj i falënderoi për vizitën dhe për mbështetjen e universitetit dhe vendit përmes këtij projekti. Ai shprehi gatishmërinë që të bashkëpunojnë në projekte të ngjashme në të ardhmen.
Përfaqësuesit e projektit e falënderuan për mikpritje dhe u shprehen të kënaqur që kanë pasur mundësinë të bashkëpunojnë në këtë projekt duke shprehur vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Qëllimi i këtij projekti është bashkëpunimi Franko-Kosovar në promovimin e zhvillimit të ekosistemit të vreshtave dhe verës në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtarë duke kontribuar në konsolidimin e ofertës së specializuar të trajnimit duke u mbështetur në ekspertizën e Francës dhe Rajonit Nouvelle-Aquitaine, rajon i njohur me verërat më cilësore në botë. Përmes këtij projekti bashkëpunimi, arsimimi universitar do të mbledhë nevojat e trajnimit lokal dhe ndërtimi i një oferte trajnimi të përshtatur me kontekstin lokal dhe nevojat e tregut, bazuar në modelin francez i cili kombinon mësimdhënien teorike dhe praktike. Përfitues të këtij projekti do të jenë studentët dhe komuniteti i bizneseve të kësaj fushe.