

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ka hapur thirrje për aplikim për mbështetje financiare për Publikimet Shkencore për vitin 2023
Rritja e veprimtarisë kërkimore-shkencore është një nga objektivat e Planit Strategjik (2020-2024) të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Përmes mbështetjes financiare, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ka si qëllim të mbështesë hulumtuesit e të gjitha njësive akademike.
Të drejtë aplikimi për mbështetje financiare kanë të gjithë stafi i Universitetit (stafi akademik me marrëdhënie të rregullt pune).
Informatat e detajuara i gjeni në Rregulloren për Kërkime Shkencore 01-448, respektivisht neni 6,7 dhe 8, për detaje tjera mund të kontaktoni Zyrën për Kërkime Shkencore.
Rregullore për Kërkime Shkencore Kliko KËTU.
Formulari për mbështetje financiare Kliko KËTU.
Deklarata nën betim Kliko KËTU.
Kërkesës për aplikim duhet t’i bashkëngjiten:
- Formulari për mbështetje financiare (bashkëngjitur punimin).
- Deklaratën nën betim.
Aplikimi bëhet në zyrën për Kërkime Shkencore në objektin e Administratës Qendrore kati i dytë nr. 527 dhe në formë elektronike në email: [email protected]
Afati i aplikimit për vitin kalendarik 2023 fillon nga data 17.10.2024 deri me datën 25.10.2024, duke bazuar në nenit 14 (dispozitat kalimtare) të Rregullores për kërkime shkencore 01-448
Nuk do të merren parasysh punimet me dokumentacion të pakompletuar dhe të dorëzuara pas afatit.




