

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ka hapur thirrje për aplikim për mbështetje financiare për Publikimet Shkencore për vitin 2024
Rritja e veprimtarisë kërkimore-shkencore është një nga objektivat e Planit Strategjik (2020-2024) të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Përmes mbështetjes financiare, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ka si qëllim të mbështesë hulumtuesit e të gjitha njësive akademike.
Të drejtë aplikimi për mbështetje financiare kanë të gjithë stafi i Universitetit (stafi akademik me marrëdhënie të rregullt pune).
Informatat e detajuara i gjeni në Rregulloren për Kërkime Shkencore 01-448, respektivisht neni 6,7 dhe 8, për detaje tjera mund të kontaktoni Zyrën për Kërkime Shkencore.
Kërkesës për aplikim duhet t’i bashkëngjiten:
- Formulari për mbështetje financiare (bashkëngjitur punimin).
- Deklaratën nën betim.
Aplikimi bëhet në zyrën për Kërkime Shkencore në objektin e Administratës Qendrore kati i dytë nr. 527 dhe në formë elektronike në email: [email protected]
Afati i aplikimit për vitin kalendarik 2024 fillon nga data 03.02.2025 deri me datën 28.02.2025 në ora 16:00.
Nuk do të merren parasysh punimet me dokumentacion të pakompletuar dhe të dorëzuara pas afatit.




