image_pdfimage_print
You are here:

Xhevat Kallaba

Udhëheqës i divizionit për Teknologji të Informacionit
  • Udhëheq punën e gjithëmbarshme të divizionit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon me stafin e divizionit dhe bën shpërndarjen e detyrave tek vartësit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
  • Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë. Koordinon dhe ndihmon vendosjen e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të teknologjisë midis ekspertëve, institucioneve dhe qendrave për teknologji vendore dhe ndërkombëtare;
  • Harton specifikat dhe mbikëqyrë stafin në hartimin e specifikave për pajisjet e teknologjisë së informacionit, furnizimit, servisimit, kontraktimit si dhe lëmit tjera në kompetencë të komisionit.
  • Siguron identifikimin, planifikimin dhe përgatitjen e kërkesave për teknologji informative në nivel Universitetit dhe Njësisë Akademike si dhe krijon kushte për qasje të papenguar në literaturë të nevojshme në vend dhe jashtë si dhe shërbimet elektronike të bibliotekës;
  • Harton planin e shpenzimeve për nevojat e mbajtjes aktive të programeve të teknologjisë informative në Universitet dhe planifikimet e programeve të reja në këtë lëmi. Siguron shërbime të teknologjisë së informacionit dhe programet e duhura softuerike për ngritjen e cilësisë së hulumtimeve shkencore dhe teknologjike;
  • Organizon ofrimin e shërbimeve të teknologjisë informative përmes administratorëve dhe zyrtarëve në njësi akademike dhe organizimit të departamentit. Sipas autorizimeve të menaxhmentit përfaqëson atë përpara palëve të interesit.
  • Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje si dhe përkrah zhvillimin e tyre përmes trajnimeve. Kryen edhe detyra tjera të kësaj natyre sipas kërkesës së menaxhmentit dhe nevojave të institucionit.