image_pdfimage_print
You are here:

Zëmirë Bresilla-Dakaj

Udhëheqës i Sektorit për Zhvillim Akademik dhe Përsosshmëri
  • Organizon dhe koordinon punën e Zyrës për Zhvillim Akademik dhe Përsosshmëri, komunikon me njësitë akademike dhe personelin e njësive.
  • Mbështet procesin e vlerësimit të lëndëve dhe mësimdhënësve.
  • Udhëheqësi në bashkëpunim me njësitë akademike përkujdeset për rregullimin, përshtatjen dhe mbarëvajtjen e orarit mësimor. Zyra për Zhvillim akademik dhe përsosshmëri përkujdeset dhe monitoron (ose përmes sistemit elektronik) në baza ditore procesin mësimor dhe realizimin e plan-programeve mësimore duke bërë evidentimin e tij.
  • Monitoron dhe harton raporte javore e mujore për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe realizimin e plan-programeve mësimore. Pranon raportet mujore mbi evidencat e orëve të mbajtura në të gjitha njësit akademike dhe i dorëzon në zyrën përkatëse për ekzekutim të pagesave.
  • Bën sistematizimin e syllabuseve të lëndëve mësimore sipas AKA-së dhe përkujdeset për mbarëvajtjen e realizimit të tyre nga mësimdhënësit. Përpilon informata, analiza dhe raporte të ndryshme statistikore për nevoja të Universitetit lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor.
  • Në koordinim me prorektorin dhe dekanët e njësive akademike përkatëse identifikon nevojat për fushat e trajnimit të stafit akademik. Në konsultim me menaxhmentin kryen detyrat e njësisë kërkuese dhe përcjell mbarëvajtjen në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve që sigurojnë avancimin e aftësive dhe kompetencave të stafit akademik të Universitetit duke nxjerr raporte për nevoja të Universitetit.
  • Mbështetë njësitë akademike në lidhje me zbatimin e praktikave inovative të dëshmuara në mësimdhënie, mentorim dhe vlerësim të studentëve.
  • Asiston në procesin e monitorimit të stafit akademik te Prorektori përkatës dhe ndihmon në procesin e monitorimeve të rregullta si dhe monitorimeve të çastshme. Kryen edhe detyra tjera të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga mbikëqyrësi.