image_pdfimage_print
You are here:
  • Zyrtari përgjegjës i prokurimit është përgjegjës për menaxhimin e të gjitha aktiviteteve të prokurimit të Autoritetit Kontraktues (AK) brenda kompetencave të tij dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
  • Në konsultim me të gjitha departamentet/ zyrat/ njësitë (si njësi kërkuese) përgatit një plan vjetor të prokurimit.
  • Siguron që mallrat, shërbimet dhe punët blihen në mënyrën më ekonomike, efikase dhe efektive. Për aq sa mundet, siguron se ne specifikimet teknike nuk ka kufizime në konkurrencë;
  • Këshillon njësitë kërkuese, për metoda dhe praktika individuale të prokurimit. Në bashkëpunim me udhëheqësit e njësive kërkuese, koordinon të gjitha dokumentet, specifikimet, termet e referencës (TeR), paramasat dhe parallogarit dhe vizatimet;
  • Nënshkruan kontratat me operatorët ekonomik (OE) duke përfaqësuar autoritetin kontraktues (AK);
  • Organizon dhe menaxhon aktivitetet e prokurimit. I rekomandon Sekretarit të Përgjithshëm (ZKA-së) përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të tenderëve;
  • Participon në negocime të tenderëve dhe siguron rezultate të drejta. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, shqyrton propozimin për kontratë të rekomanduar nga komisioni vlerësues. Pranon/refuzon rekomandimin e propozuar.
  • Përcjellë dështimet e kontraktorëve të cilët kanë dështuar të përmbushin obligimet e tyre kontraktuale kurdo që informohet nga menaxheri i kontratës (MK) në lidhje me kompensimet e duhura, likuidimin e dëmeve dhe aranzhimin e anulimit të kontratave. Nxjerr raport vjetor në fund të secilit vit fiskal për kontratat e nënshkruara.