You are here:

Aplikimi Online

Aplikimi Online për regjistrim në Universitetin e Prizrenit përmes

“Sistemit Elektronik të Menaxhimit për Student (SMU)”

Maturantëve u ofrohen mundësi më të lehta për të konkuruar Online për studime në Universitetin te Prizrenit. Aplikimi Online do të bëhet përmes adresës:

Aplikuesi plotëson formularin i cili do te kete validime per te gjitha fushat përveq pikëve në klasën e 13 e cila është opcionale. Ne fund pas plotësimit me të dhëna, pasi të klikon APLIKO në këtë rast aplikuesit do t’i shfaqet nje mesazh falënderimi dhe Butoni (FORMULARI DHE FLETEPAGESA) për nxjerrjen e Formularit te plotësuar dhe fletepageses per aplkimim Fletepagesa do te përmbaj te gjitha te dhënat lidhje me pagesen si dhe UNIREF-in e Fakulteit prkatës, me qëllim që aplikanti mos te shkoj në fakultet për ta marr fletëpagesën por e përdor këtë të shtypur. Dokumentet të cilat duhet ti dorezojë së bashku me formularin që të regjistrohet si aplikant.

Gjithashtu aplikantit do t’i kthehet një e-mail që përmban edhe linkun per shtypjen e formularit dhe fletëpagesën (në rast se aplikanti nuk ka printer në momentin kur aplikon, mund t’i shtyp edhe me vonë, nga linku ne e-mail i cili gjeneron raportin për at aplikues). Aplikuesit të cilët kanë aplikuar online, me dokumentet përkatese (dosjet fizike) të cilat i kërkohen duhet të shkojn fizikisht tek fakultei përkatës që kan aplikauri cili i verifikon a jan 1me1 dokumentet dhe i regjistron si Aplikues me te drejte hyrje ne provim pranues. Aplikuesit me sistem i caktohet ora dhe vendi i provimit pranues, të cilat informata merren nga Ueb faqet të fakultetve. Në fund, studentët e pranuar në fakultet duhet të shkojnë përsëri në zyret e fakultetve të tyre, për tu fotografuar për ID kartela.

Procedurat gjenerale të konkurimit, pranimit dhe regjistrimit në Universitetin e Prizrenit

1. Përgatiti dokumentet e nevojshme që dueht të dorëzohen fizikisht në Fakultet:

Certifikatën e lindjes – origjinalin,

Dëftesat e shkollës së mesme – origjinalin,

Diploma e shkollës së mesme – origjinalin,

4 fotografi (Formati 4,5x6cm)

Letërnjoftimin – kopje.

Fletëparaqitja (E cila ju plotësohet me të dhënat e juaja personale kur të aplikoni Onlline)

Fletëpagesa – 10€ (Ju gjerehohet automatikisht kur të aplikoni Onlline, të cilë fletëpagesë e shtypni dhe shkoni në cilëndo nga Bankat e kryeni pagesës.

2. Ditën e paraparë për provim pranues, ndërsa në provim pranues me veti duhet të keni vetëm:

Letërnjoftimin dhe

Një mjet për shkrim.

3. Shpallja e rezultateve të Provimit pranuesdo të bëhet Online, kandidati i pranuar përgatitet për regjistrim dhe plotëson:

Fletëregjistrimin Online (formulari duhet të jetë me ngjyra) dhe

Zbret nga Sistemi Online Fletë pagesën në shumën prej 50€ (shembull) për studime të rregullta, respektivisht 250€ (shembull) për studime me Korrespodencë (Fletëpagesa merret Online në Ueb faqen e Universiteit, e shtypni dhe shkoni në cilëndo nga Bankat e kryeni pagesës dhe pasatj një dëshmi që e merrini nga Banka e dorëzoni në Fakultein ku jeni regjistruar ).

4. Ditën e paraparë me konkurs për regjistrim paraqiteni në vendin e caktuar dhe dorëzoni:

Fletëregjistrimin e plotësuar (shembull),

Fletëpagesën e pagesës së semestrit ,

Një fotografi (Formati 4,5x6cm) dhe

Fotografoi në Fakultet për paisje me ID kartelë.

5. Sipas njoftimit nga ana e fakultetit në shërbimin për studentë dorëzoni:

Indeksin,

2 fotografi paraprakisht të përgatitura,

Një kopje të fletëpagesës për semestër dhe

Fletëregjistrimin të cilin e merrni Online nga sistemi SEMS.