image_pdfimage_print
You are here:
  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të zyrës dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon me stafin e zyrës dhe bënë ndarjen e detyrave tek vartësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar shërbime cilësore;
  • Merr iniciativë dhe propozon ndryshimin e rregulloreve dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin në fuqi si dhe propozon nxjerrjen e rregulloreve dhe akteve tjera për nevoja të Universitetit;
  • Përmes përfaqësuesve të zyrës ligjore në Këshillin Drejtues dhe Senat kujdeset për çështjet ligjore dhe mbrojtjen e interesit të Universitetit. Ndihmon vartësit në hartimin e vendimeve të nxjerra nga Këshilli Drejtues, Senati, Rektori dhe Sekretari i Përgjithshëm;
  • Siguron ndihmë juridike, shërbime dhe këshilla ligjore për personelin drejtues në shërbim të Universitetit;
  • Siguron që projekt rregulloret e propozuara dhe të hartuara të jenë në përputhje me standardet e ligjeve përkatëse si dhe në përputhje me statutin dhe politikat e Universitetit;
  • Siguron përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesit të universitetit dhe organeve të tij në para organeve gjyqësore dhe administrative në të gjitha nivelet;
  • Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrah zhvillimin e tyre përmes mbështetjes profesionale dhe trajnimeve. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;