Regjistrimi me maturë

Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe e kanë dhënë me sukses provimin e maturës, numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:

  • Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë;
  • Suksesi në maturë deri në 30 pikë; dhe,
  • Suksesi në provimin pranues deri në 40 pikë.
  1. Provimi pranues hartohet me 100 pikë (ku sistemi sipas aplikuesit i konverton në 70 apo 40 pikë)
  2. Të drejtë pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë së paku 40% nga numri i pikëve të parapara në provimin pranues.
  3. Kandidatët të cilët nuk arrijnë së paku 40% nga numri i pikëve të parapara në provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të paplotësuara sipas konkursit.