Shtetasit e huaj

  1. Në Universitet mund të pranohen edhe kandidatët nga shtetet e tjera në kushte të njëjta konkurrimi me kandidatët nga Kosova.
  2. Kandidatë jo kosovarë konsiderohen kandidatët të cilët shkollimin e mesëm e kanë mbaruar jashtë Kosovës.
  3. Vendimi për njohjen dhe për barasvlerën e diplomës merret nga MASHTI-i.
  4. Universiteti do të sigurojë përgatitjen e testeve për provim pranues në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar shkollimin paraprak ose/dhe për të cilën deklarohen paraprakisht në formularin për vetëdeklarim, përveç në rastet specifike ku testi do të përgatitet në gjuhën në të cilën zhvillohet programi (p.shnë programet e Fakultetit të Filologjisë).