Regjistrimi pa maturë

Të drejtë pranimi në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët shkollimin e mesëm e kanë përfunduar në njërën prej shkollave publike apo shkollave private të licencuara në Republikën e Kosovës dhe që e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës, numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:

  • Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë; dhe
  • Suksesi në provim pranues deri në 70 pikë